“ΟΙ ΜΑΚΕΔΟΝΕΣ ΑΛΒΑΝΟΙ ΘΑ ΕΙΝΑΙ Η ΒΑΣΙΚΗ ΕΘΝΟΤΗΤΑ ΠΟΥ ΘΑ ΔΩΣΕΙ ΤΗ ΣΦΡΑΓΙΔΑ ΕΠΙΤΥΧΙΑΣ ΤΟΥ ΔΗΜΟΨΗΦΙΣΜΑΤΟΣ”

by on 17 Ιουνίου 2018

Ditë historike nënshkrimi i marrëveshjes midis Maqedonisë dhe Greqisë

Marrëveshja që ka bekimin e SHBA-ve, dhe shteteve të civilizuara, nuk ka dyshim për sukses.

Marrëveshja mbi emrin, dëshmoi lidership, politikanë vizionarë dhe të guximshëm në të dyja shtetet.

Maqedonia e Veriut së shpejti do të jetë pjesë e NATO-s dhe BE-së. Përqafohen vlerat euro-perëndimore, aty ku duhet të jemi të gjithë shtetet e Ballkanit. Maqedonia, qytetarët e saj, dalin nga izolimi i plotë.

Gjeneratat e reja, pas një kohë, do të habiten pse është pritur 30 vite për kot!

Midis shumë përpjekjeve, mundësia më e mirë ishte në vitin 2008, gjatë samitit të NATO-s. Megjithatë, në atë kohë, shteti nuk kishte burrështetas. Lidershipi “incidental” i asaj kohe, ishin në shërbim të “djallit” dhe jo qytetarit.

Me këtë marrëveshje, për herë të parë, në Ballkanin e trazuar, zgjidhet një konflikt pa luftë, e që ka të bëjë me emrin e shtetit, identitetin, gjuhën, dhe shumë detaje të tjera, që nuk i njeh historia e Ballkanit, ku konflikte të tilla të zgjidhen me penë.

Hapi i radhës është Referendumi në Maqedoni. Nuk ka dyshim suksesi!

Përkundër fakti se ekstremistë dhe radikalistë, që nuk duan qetësi, dhe prosperitet të rajonit, ka në dy shtetet, shumica qytetarëve janë objektiv, dhe dinë të dallojnë “çka është e mirë, dhe çka e keqe”. Qytetarëve duan të shohin nga e ardhmja, dhe jo e kaluara. Shqiptarët e Maqedonisë do të jenë etniteti kyç që do t’i japin vulën e suksesit referendumit. Shqiptarët rol të ngjashëm në rajon, treguan me rastin e Malit të Zi. Falë kontributit të tyre në Referendum, e pavarësuan shtetin dhe e bënë pjesë të NATO-s.

portalb.mk – F. C.

Be the first to comment!
 
Leave a reply »